Historia e Klodian Elezit dhe si vdesin shqiptarët në kantieret e ndërtimit në Itali

klodian_615✕340

Nëse nëpër biseda do të shmangnim ‘trazirat milaneze’ që kanë shoqëruar Expo 2015, ndoshta do të kishte vend për të treguar historinë e Klodian Elezit.

Një histori që hap një pikë tjetër vështrimi ndryshe nga ekspozita e madhe botërore.

Një histori që na ndihmon të reflektojmë për tema që me të vërtetë kanë rëndësi për Italinë e sotme dhe për atë të nesërmen. Mbi kushtet e punës, mbi menaxhimin e kontratave, mbi rolin e medias, mbi emigracionin.

Këndvështrimi i kësaj historie qëndron dhjet metra lart nga toka. Mbi një skelë në një kantier ndërtimi.

Nga aty, Klodiani 21-vjeçar, me origjinë shqiptare dhe banues në Breshia, ra dhe humbi jetën. Ishte e shtuna e 11 prillit. Një e shtunë pune për Klodianin dhe për kolegët e përfshirë të impenjuar për mbylljen në kohë rekord të kantierit për ndërtimin e Unazës së jashtme të Milanos.

Gjykata hapi një hetim rreth vdekjes së tij, sepse nga raportet paraprake duket se punëtorët nuk kishte jelek sigurie.

Kjo është çështja e parë: kushtet e punës në të cilat operohet në industrinë e ndërtimit. Në vitin 2013 janë regjistruar 600 raste vdekjesh në punë, 180 nga të cilat në veriperëndim. 361 prej tyre në sektorin e industrisë dhe zejtarisë.

E më pas është kantieri, që në letrat e gjyqit kishte përfunduar.

Punimet tashmë kishin hyrë në hetime për infiltrime të Ndrangetës, ku u arrestuan 13 persona.

Kontraktori, i pajisur me çertifikatën e anti-mafias, do të menaxhohej nga bosi Giuseppe Galati, i cili direkt nga burgu, kryente bizneset e tij.

2 veta në ditë vdesin mesatarisht në shtetin e Italisë gjatë punës. Numri i të vdekurve në ditë nga viti 2007 deri në vitin 2009 ishte pothuajse 4 në ditë. Shtypi fliste çdo ditë në lidhje me këtë çështje.

Për Klodian Elezin, që vdiq 20 ditë përpara inaugurimit të Expo Milanos, nuk foli asnjë nga mediat e mëdha italiane.

Emri i tij, dhe përmbledhje të lajmit të vdekjes së tij gjenden vetëm në disa sajte informacioni online. Vetëm Shërbimi Publik e ka përmendur historinë e tij në nivel kombëtar.

Jeta e Klodianit, emigrantit të huaj që banon prej vitesh në Itali, të cilit i pëlqente të luante futboll të dielave, bënte një jetë si shumica e njerëzve.

Bënte një jetë si ajo e xhaxhait të tij. Si vdekja e tij. Edhe xhaxhai, emigrant, vdiq në vendin e punës tre vjet më parë.

Emigrantët e punësuar në ndërtimin e Expo-s janë me qindra.

Emigrantët e punësuar në Itali janë me mijëra. Kjo histori, nëse do të tregohet, do të hapte një diskutim ligjor.

Por kjo histori ndaloi në asfaltin dhe vitrinat e rrugëve të Milanos.

 

TAG: Nessun commento